October 12, 2024

Bislimi: Letra e Bërnabiqit nuk është tërhequr

0


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, kundër zbatimit të pikave të Marrëveshjes që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës nuk është terëhequr. 

Këtë Bislimi ka thënë se ia ka konfirmuar i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në takimin të cilin e ka zhvilluar të martën me të.

“Për mua ka qenë shumë e çuditshme ajo deklaratë për arsye se nuk është përmendur në takim. Letrat nuk tërhiqen në fshehtësi. Ka procedura për tërheqjen e tyre. Sot e kuptuam nga zoti Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Por nuk qëndron. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, ka thënë Bislimi në një deklarim për media pas takimit. 

Më 6 shtator, pas një takimi të cilin në Prishtinë e kishte zhvilluar me Bislimin, Lajçaku pati thënë letra e Bërnabiqit ishte tërhequr. 

“Letra (e ish-kryeministres Ana Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu dhe atje që nuk ndihmojnë fare. Por që marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe përtej kësaj, marrëveshja tashmë është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe të Serbisë. Pra, është e vlefshme në të dyja anët. Jemi pajtuar për diçka, por nuk mund ta themi këtë, pa u koordinuar me të tjerët”, pati thënë Lajçak.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *