Koha e dashurisë, Berretini dhe modelja Lelli më të lumtur se asnjëherë – Balkanweb.com – News24
Deri më tani ka pasur vetëm foto të shkrepura nga paparacët, të fundit datojnë në muajin korrik, teksa ecnin dorë për dore. Në rrjetet sociale nuk ka asnjë foto për të zyrtarizuar lidhjen, por historia mes Matteo Berrettinit, i cili është ndarë nga Melissa Satta, dhe modeles, Federica Lelli, është në kulmin e saj.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të dy po jetojnë bashkë, duke e ndarë kohën mes Romës dhe Monte Karlos. Lelli dashuron shumë tenisin, çka bën që lidhja mes tyre të jetë pothuajse perfekte.
Lidhja u zbulua nga revista Ki, sakaq thashethemet më pas u shtuan akoma më shumë u marsin e kaluar kur u panë në një restorant pranë Ponte Milvio në Romë. Pjesa tjetër është…histori.
Grupi Balkanweb