Barcelona ka shënuar një fitore të thellë ndaj Gironës në kuadër të javës së pestë të La Liga.
Ndeshja e zhvilluar në “Estadio Municipal de Montilivi”, Barça ka fituar me rezultat 4-1, duke vazhduar formën e jashtëzakonshme në fillimin e këtij sezoni.
Serinë e golave e ka hapur talenti i ri Lamine Yamal në minutën e tridhjetë. Vetëm shtatë minuta më vonë, Yamal ka realizuar edhe golin e dytë, duke dyfishuar avantazhin për Barcelonën.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë, Barça e ka vazhduar dominimin, duke shënuar golin e tretë përmes Olmo në minutën e dyzet e shtatë.
Ka qenë Pedri ai që e ka kompletur fitoren për Barcelonën në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, duke shënuar golin e katërt.
Girona e ka gjetur golin e nderit në minutën e tetëdhjetë, kur Stuani ka realizuar nga afër për të ngushëlluar tifozët vendas.
Barça me fitoren e pestë radhazi në kampionat është duke e kryesuar renditjen e La Liga, katër pikë më shumë se sa Real Madrid.
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit
