Kryeministri Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ka thënë se është krenar që e udhëheq vendin më demokratik në rajon.
“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajonin tonë dhe një nga demokracitë me përparimin më të shpejtë në botë”, ka shkruar Kurti në X.
Kurti ka rikonfirmuar se Kosova qëndron krahë partnerëve demokratë dhe aleatëve në mbarë botën ‘për të punuar së bashku për të siguruar edhe një herë që qeveria e popullit, nga populli, për popullin, të mos humbasë nga dheu’.
“Puna jonë është ende e paplotë. Le të kujtojmë se sa shumë kemi luftuar për të arritur në këtë pikë – dhe sa fort duhet të luftojmë ende për të mbrojtur demokracitë e botës nga kërcënimet binjake të autoritarizmit nga brenda, dhe agresionit nga jashtë”, ka shkruar Kurti.