October 10, 2024

VOLEJBOLL FEMRA/ Dinamo shkëlqen në rikthim, Skënderbeu dhe Pogradeci OK

0


Postuar: Shtator 14, 2024 | 12:02

Ka nisur dje kampionati kombëtar i volejbollit për femra, me tri ndeshje që çelën siparin e sezonit 2024-2025.gfddh

Që në start u shënuan rezultate interesante, ndërsa sfida hapëse e edicionit të ri u zhvillua në Shkodër, mes Vllaznisë vendëse dhe Pogradecit. Liqenoret e trajneres Mimoza Shahu triumfuan me rezultatin 1-3 në një përballje që zgjati 1 orë e 44 minuta, sukses që i konfirmon menjëherë ambiciet e pogradecareve në kampionat. Miket dominuan që në setin e parë, duke e marrë atë 17-25. Shkodranet reaguan dhe vendosën baraspeshën, duke fituar setin e dytë 25-15. Por më pas Pogradeci shpërtheu në setin e tretë 11-25, ndërsa e vulosi triumfin duke marrë edhe setin e katërt në shifrat 22-25. Lojtarja e ndeshjes ishte braziliania Bruna Aoki, autore e 22 pikëve për pogradecaret, mbështetur nga Edona Kalludra me 17 dhe Emanuela Ramo me 15. Për Vllazninë shënuesja më e mirë ishte Klodeta Zhivani me 15 pikë.PGRikthim fantastik në elitën e volejbollit shqiptar për Dinamon, që dje debutoi me fitore 1-3 kundër Barletit në derbin e kryeqytetit, takim i zhvilluar në “Asllan Rusi”. 20 herë kampionet e Shqipërisë morën setin e parë në shifrat 23-25 pas një loje me shumë rivalitet. Universitaret bënë më mirë në fraksionin e dytë, duke triumfuar 25-23 për të vendosur ekuilibrat. Seti i tretë ishte gjithashtu shumë i luftuar, por vajzat e Dinamos në fund u treguan më të sakta, duke fituar 23-25. Ekipi blu dominoi tërësisht në setin e katërt, duke e marrë thellë 14- 25, për të siguruar suksesin në një sfidë që zgjati 1 orë e 57 minuta. Debutim i shkëlqyer për ukrainasen Nicole Mchedlishvili, autore e 24 pikëve për Dinamon, mbështetur nga sllovakja Jana Simanicova me 17 pikë. Për Barletin, që si gjithnjë gjatë këtyre viteve vjen me ekip “bio”, 100% vendor, nuk mjaftoi paraqitja shumë e mirë e Xhenifer Pirës, autore e 16 pikëve.DINë ndeshjen e tretë të ditës, në parket zbriti edhe Skënderbeu. Kampionet e nisën mbrojtjen e kurorës me një triumf 3-1 në shtëpi kundër Teutës. Vajzat e Orlando Kojës e filluan mbarë para publikut të tyre, duke marrë setin e 25-18. Korçaret thelluan në 2-0, teksa fituan edhe setin e dytë 25-21. Teuta befasoi në setin e tretë, duke i shtangur vendëset në shifrat 21-25. Megjithatë Skënderbeu “u kujtua” të luajë në setin e katërt, për të fituar thellë 25- 15, duke vulosur suksesin final 3-1 në një përballje që zgjati 1 orë e 43 minuta. Sara Malaj dhe braziliania Caroline Moreira, me nga 19 pikë secila, spikatën në ofensivën korçare. Për Teutën shkëlqyen Romina Allamani dhe braziliania Barbara Barbosa, me nga 16 pikë secila. Java e parë e Superligës së vajzave do të mbyllet sot me derbin ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, takim që do të luhet në orën 17:00 në “Asllan Rusi”.SK11PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *