Roskovec/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 43-vjeçari
Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të shtunë rreth orës 12:15 në Berat.Sipas policisë, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, rezultom banues në Berat, por në momentin që është paraqitur për mjekim ka qenë në Roskovec/
Essential Skills for Custom Website Developer Jobs in Mexico. Dyshohet se shkak është bërë kontakti me rrymën elektrike. Ai ka qenë duke kryer disa punime në banesën e shtetasit E.K.
Njoftimi i policisë:
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.