“Ne duhet të besojmë se mund të fitojmë jo vetëm një ndeshje, por edhe Kupën e Botës”. Këto janë fjalët e sakta të zgjedhura nga trajneri i ri i SHBA-ve, Mauricio Pochettino, për të karikuar mjedisin në kuadër të Botërorit të ardhshëm, i cili pjesërisht do të luhet në SHBA.
Argjentinasi siguroi se skuadra amerikane do të synojë të fitojë Kupën e Botës 2026, të organizuar së bashku me Meksikën dhe Kanadanë nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
“Ne duam që lojtarët të vijnë në ditën e parë me kokën lart”, tha ish-trajneri i Çelsit dhe PSG-së në konferencën prezantimit të tij. Pochettino zëvendësoi Gregg Berhalter, i cili u shkarkua në korrik pasi amerikanët u eliminuan nga faza e grupeve të Copa America.
Shtetet e Bashkuara aktualisht janë në vendin e gjashtëmbëdhjetë në renditjen e FIFA-s. Ata kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit.
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit

