Aksidenti i Meriton Mjekiqit, flet gazetari i njohur: “Ishim në të njëjtën makinë…”
Pak orë më parë u raportua se Meriton Mjekiqi ka pësuar një aksident me makinë.
Lajmi u përhap me shpejtësi brenda pak minutash, e ndërsa nuk pati reagim nga asnjë palë e mundshme, rrjeti e kryesisht fansat e tij nisën të shqetësoheshin.
Situata në rrjet e Meritonit u paraqit e rëndë, por me sa duket moderatori tashmë është mirë dhe ka shpëtuar fatmirësisht pa dëmtime serioze.
Këtë e konfirmon gazetari i mirënjohur Milaim Zeka, i cili përmes një reagimi publik tregon se ishte në të njëjtën makinë me moderatorin dhe gjithçka është mirë.
Nga ana tjetër, në mungesë të një reagimi nga partnerja e Meriton Mjekiqit, Ilnisa Agolli, apo të familjarëve të tij, një veprim i papritur ka ndodhur edhe në Instagramin e Meritonit i cili nga publik është kthyer menjëherë në privat.