Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 65-vjeçari në Divjakë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë, ku një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij.
Policia njofton se 65-vjeçari ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.