Një ditë pas Asamblesë, Rama mbledh sot kryesinë e re të PS!
Një ditë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e re të partisë, e cila u votua një ditë më parë. Mësohet se kjo mbledhje bëhet për të nisur organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kujtojmë që një ditë më parë Asambleja Kombëtare e PS-së zgjodhi anëtarët e kryesisë së re të partisë, ashtu si edhe përbërjen e sekretariatit, mes emrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.
Në përfundim të procesit të votimit, sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili u rizgjodh në këtë detyrë, bëri të ditur edhe përbërjen e re të forumit më të lartë.
Jashtë kryesisë së PS-së kanë mbetur emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg dhe Armando Subashi.
Nga emrat që nuk arritën të fitojnë edhe pse u propozuan nga kryesocialisti Rama janë Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka nga gratë, Vangjel Tavo dhe Pirro Vengu nga burrat.