October 10, 2024

Incident në përvjetorin e kryengritjes së Postribës, largohet Benet Beci

0


Shkodrën përkujton sot, 78 vjetorin e Lëvizjes antikomuniste të Postribës. Kreybashkiaku i majtë Benet Beci ka nderuar këtë datë përkujtimore në nderim të të rënëve në vitin 1946 në lëvizjen kundër regjimit komunist.

Beci ka vendosur kurora me lule pranë memorialit që ndodhet në njësisë administrative të Postribës. Por ashtu si edhe një vit më parë, ky përkujtim nuk ka kaluar pa incidente. Banorët i kanë bërë thirrje që të largohet, por Beci iu tha se ishte aty për t’i respektuar pasi edhe ai nga Shkodra është. ‘Ikni komunistë! Mua ma kanë vrarë gjyshin, babën në burg! Unë nuk e dua respektin tuaj! Po na merrni në qafë!’- tha banori.

‘Shqiptar jam edhe unë. Unë respektoj Shkodrën, ju respektoj juve!’- iu përgjigj Beci.

‘E kanë kapur atë djalin dhe e çojnë në burg. Hajde se mendohet se bën rrëmujë!’- u shpreh një banor duke ju referuar një qytetari që sipas tij ishte shoqëruar për të mos shkaktuar trazira sot.

‘30 vjet janë ftuar në festë dhe nuk kanë ardhur kurrë! Asnjëherë. Sivjet këta të Enver Hoxhës duan ta bëjnë festën sivjet. Kjo është loja e këtyre. Ky është pushteti i Enver Hoxhës. Festa është e jona! Të lirohet ai djali.’’- tha një banor tjetër.

‘Njerëz të poshtër! Poshtërsi na bëni ju!’- u shpreh një banor.

Në mënyrë demonstrative janë hequr kurorat me lule të vendosur nga Beci.

Më 9 shtator të vitit 1946, mbi 150 burra të Postribës, Shkodrës e Gurit të Zi kundërshtuan instalimin e regjimit komunist. Mbahet mend si revolta e parë antikomuniste, me përmasa të mëdha në Shqipëri. Një pjesë e protagonistëve dhanë jetën për vendin, të tjerë u burgosën, u internuan dhe u persekutuan përgjatë viteve të errëta e diktaturës komuniste.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *