October 8, 2024

Silva i pakënaqur me orarin e ndeshjeve

0


Mesfushori i Manchetser Cityt, Bernardo Silva, nuk është i lumtur me orarin e ngjeshur të ndeshjeve.

Silva të premten ka theksuar se për arsye të orarit të ngjeshur të ndeshjeve nuk po mund të kalojë kohë me familjen e tij.

“Situata me orarin e ndeshjeve është e çmendur. Ka dy çështje krejtësisht të ndryshme këtu, mendoj unë. Kur lojtarët ankohen, njerëzit thonë se lojtarët nuk mund të ankohen për jetën që kanë. Ata kanë të drejtë, ne po përmbushim një ëndërr dhe bëjmë atë që bëjmë. Kjo është e drejtë. Por nga ana tjetër orari është krejtësisht i çmendur. Është e vërtetë që skuadrat janë më të mëdha, por nuk do të them se është e lehtë. Nuk ka qenë e lehtë, më besoni. Unë kaloj shumë pak kohë me familjen time”, ka thënë Silva.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *