Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti marrin pjesë në përurimin e shtatores së Rugovës në Podujevë
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të shtunën kanë marrë pjesë në përurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu e kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Shtatorja e Rugovës, sipas njoftimit nga Komuna e Podujevës, është përuruar në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut.
Komuna e Podujevës e ka financuar shtatoren, ndërsa është vendosur në “Parkun e Qytetit”.