Zvicra e ka nisur me humbje 2-0 përballë Danimarkës edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në kuadër të Ligës A, ishte nën nivel, duke mos arritur të tregonin shumë në këtë ndeshje.
Helvetikët e nisën ndeshjen më mirë, por që Danimarka nuk lejoi shumë hapësira në defanziv.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa 45 minutat e dytë nisën më keq për mysafirët.
Zvicra mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Nico Elvedi u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër.
Golin e epërsis Danimarkës ja siguroi Patrick Dorgu, që shënoi për 1-0 në minutën e 82-të.
Granit Xhaka ishte i papërmbajtshëm, pasi në minutën e 83-të u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa katër minuta e pësoi edhe të dytin për t’u përjashtuar nga dueli.
Fitoren e Danimarkës e kompletoi Pierre-Emile Hojbjerg, që realizoi për 2-0 në minutën e 90+2-të.
Zvicra do të shpresojë që në ndeshjen e dytë të marrë një fitore, duke shpresuar që të kalojnë grupin e vështirë me Spanjën, ndërsa në grup kanë edhe Serbinë
You may also like
-
“Vendosëm ta mbanim skuadrën të vogël”, Kompani shpjegon pse Bajerni nuk kishte nevojë për…
-
U tërhoq nga volejbolli prej gjoksit të madh, tani shënon me “zhytje” në… Only Fans
-
VIDEO/ Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Premier Ligës, sulmuesi pëson dëmtimin fatal dhe thyen këmbën
-
Kategoria e Dytë/ Beteje katërshe në Grupin B, Oriku e mbyll i pari me humbje. Zhgënjen Partizani B
-
“I pazëvendësueshëm për Anglinë”, Uejn Runi zbulon pasuesin ideal të Herri Kejnit për shiritin e kapitenit
