September 15, 2024

Lajçak viziton sot Kosovën – KosovaNews

0


I dërguari i posaçëm për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, pritet që ta vizitojë Kosovën të premten (sot). Kësaj radhe, krahas Prishtinës, nuk është planifikuar ndonjë vizitë e tij edhe në Beograd.

Nuk është bërë e ditur se kur emisari sllovak do të mbërrijë në Prishtinë apo me kë do të takohet.

Kjo vizitë, siç është shprehur më herët edhe vetë Lajçak, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në kuadrin e dialogut në nivel të kryenegociatorëve.

Lajçak këtë e ka thënë në Pragë , ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Takimi i Lajçakut me Vuçiqin duket të jetë arsyeja përse kësaj radhe zhvillon vizitë vetëm në Kosovë, por jo edhe në Serbi.

Emisari Lajçak ka mandat në këtë detyrë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm, në kuadër të rolit si lehtësues i dialogut. Ai është dashur që më 1 shtator ta niste mandatin si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, por BE-ja ka vendosur që atij t’ia shtyjë mandatin e emisarit për dialog edhe për pesë muaj të tjerë në mënyrë që të mos ketë ndonjë boshllëk në kuadër të procesit të dialogut.

Përfaqësuesja e lartë e ardhshme e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, do të duhet të vendosë se kush do të jetë pasardhësi i Lajçakut, nëse do të ketë fare pasardhës të tij dhe si do t’i qaset Bashkimi Evropian procesit të dialogut.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *