QEVERIA PRET VLEN-in PËR TË NDRYSHUAR LIGJIN! Ndryshimet e harruara për emërimet e kryetarëve të komunave
Për ndryshimet në nenin 16 të Kodit Zgjedhor dhe nenin 54 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Qeveria pret “Vlenin” për të bërë propozimin në Parlament. Kështu deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, gjatë shpalljes së thirrjes publike për ndarjen e mjeteve për projekte kapitale të komunave
Evis HALILI
Shkup, 5 shtator – Edhe pse zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të mbahen në tetor të vitit të vitit 2025, ende nuk ka një iniciativë për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale, që do të mundësojë emërimin e kryetarëve para përfundimit të mandatit të tyre, në rast se komunat mbeten pa kryetar, sepse ai ka marrë një funksion tjetër për të kryer. Ashtu si ndodhi pas zgjedhjeve të fundit parlamentare,ku tre komuna (Aerodromi, Gostivari dhe Saraji) mbetën pa kryetarë, pasi ish drejtuesit e tyre u bënë ministra dhe në vend të tyre, sipas ligjit aktual, u emëruan ushtrues detyre. Çështjet për kryetarët e komunave dhe zgjedhjet e parakohshme lokale rregullohen me Ligjin Zgjedhor dhe për Vetëqeverisjen Lokale. Bëhet fjalë për nenin 16 të Kodit Zgjedhor dhe nenin 54 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, të cilat do t’i nënshtroheshin ndryshimeve të mundshme, duke qenë se përmbajnë dispozitën se zgjedhjet e parakohshme nuk organizohen vetëm nëse deri në zgjedhjet e rregullta nuk i ndajnë më pak se gjashtë muaj.
Koalicioni “Vlen” sugjeroi që të mos ketë zgjedhje të parakohshme nëse kryetari në largim ka kryer gjysmën e mandatit, pra nëse ka më pak se dy vjet deri në mandatin e rregullt për zgjedhjet lokale. Por pavarësisht deklarimeve të “Vlen” se do të propozojnë ndryshime të tilla në seancën e parë të parlamentare, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, i cili së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski shpallën thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për projekte kapitale të komunave, tha se ende nuk e kanë një propozim të tillë nuk është parë më parë.
“VLEN është dashur të marrë iniciativën në një pjesë të ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale që i referohen afatit kohor të përfundimit të mandatit me fuqinë e ligjit. Unë ende nuk e kam parë projektligjin, dhe sa i përket Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale në tërësi, është një ligj sistematik që kërkon një shumicë prej dy të tretave, një ligj që ka më shumë se dy dekada dhe në fakt ligj që është i pjekur për përshtatje. Ne e parashikojmë në planin tonë të veprimit dhe shpresoj që vitin e ardhshëm përmes një debati të gjerë do të hyjmë në procedurën e një ligji të ri modern për vetëqeverisje lokale”, tha Perinski.
Të tre kryetarët (ushtrues detyre) e komunave të Sarajit, Aerodromit dhe Gostivarit janë në detyrë prej dy muaj.
Të enjten Ministria e Vetëqeverisjes Lokale shpalli Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve infrastrukturore, në vlerë prej 250 milionë euro, përkatësisht në fazën e parë, do të ndahen deri në fund të vitit 6 miliardë denarë, nga gjithsej 15 miliardë denarë për komunat. (koha.mk)