September 15, 2024

Rikthehet Kovidi në Dibër – KOHA

0


Dibër, 4 shtator – Këto ditë Kovid- 19 është rikthyer edhe në komunën e Dibrës. Në situatë kur janë përplot ambulancat me pacientë që kanë viroza sezonale, ka edhe shumë raste që kanë simptoma të virusit Kovid 19, por deri tani vetëm tek një pacient është konstatuar se ka Kovid-19. Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm në Dibër dr. Spec. Sevdie Koxha për gazetën KOHA, ka deklaruar se rasti i parë i pacientit me Kovid 19 është konstatuar në Dibër. “Bëhet fjalë për Kovid-19 dhe me që pacienti ka pasur shumë probleme shëndetësore, ai është dërguar në Klinikën e Shkupit”, thotë drejtoresha Koxha. Por ajo shton se ka shumë gjasa që numri i pacientëve me Kovid -19 të jetë më i madh, meqë tek disa pacientë të tjerë janë konstatuar simptome të ngjashme me Kovid 19, por që simptomat kanë qenë më të lehta.

Po të njëjtin mendim kanë edhe mjekët si në Dibër ashtu edhe në komunën rurale Qendër Zhupë. Ata thanë se kanë patur pacientë me problemet dhe simptomat e Kovid 19, por që nuk janë realizuar testet e nevojshme.

Nga ana tjetër, mjekët mmë thonë se vazhdon të jetë edhe më tej numri i madh i pacientëve me viroza sezonale. Ambulancat janë përplot si asnjëherë deri tani, thonë mjekët dhe potencojnë se një ndikim të madh tek situata është temperatura e lartë që vazhdon të jetë prezent. Rastet më të rënda dërgohen në Spital, por edhe në klinikën shtetërore të Shkupit. Sidomos ka shumë probleme tek të sëmurët kronik. Mjekët pediatrik poashtu vazhdojnë të kenë shumë pacientë fëmijë. Ashtu është në repartin e Pediatrisë në Spitalin e qytetit, por edhe në Ordinancën private pedriatike “Pediatria D”. Edhe këtu potencojnë se pothuajse gjithë verës numri i fëmijëve me viroza ka qenë i madh. Situata vazhdon të jetë po e njëjtë edhe në ditët e para të shtatorit. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *