September 15, 2024

“Epokë e re” për Bora Zemanin? Moderatorja bën ndryshimin drastik, si kurrë më parë..

0


Vera që jemi duke lënë pas solli shumë ndryshime, por mbi të gjitha ka qenë edhe një periudhë eksperimentesh me flokët për personazhet publikë.

Shumë nga vajzat e showbiz këtë verë kanë “luajtur” me ngjyrën e flokëve të tyre me ndryshime drastike.

Ndër to, edhe moderatorja Bora Zemani. “Historikisht” me flokë të zeza, moderatorja habiti kur vendosi të lyente flokët në ngjyrë të kuqe, madje ky ndryshim e frymëzoi për emisionin e saj të cilin e quajti “Cherry on Top”.

Këtë herë, Bora ka vendosur të bëjë sërish një ndryshim drastik, duke u kthyer në bjonde. Ajo publikoi një album me foto në rrjetet sociale për të na prezantuar pamjen e saj të re. Bora ka zgjedhur një nuancë më të ëmbël, si një të mesme të artë mes brunes dhe biondes, por kjo vetëm në fotot e para. Në përfundim të procesit, ajo na ka treguar se është bërë bionde! 

Duket se sezoni i ri e ka sjellë Borën me ndryshime në pamje, ndërsa nuk e dimë ende nëse po kaq ndryshime do të ketë edhe në punë, kjo sepse ende nuk e dimë se ku dhe si do e shohim Borën këtë sezon.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *