September 16, 2024

Osmani nuk u takua me Lajçakun, Presidenca thotë se shkak ishte agjenda e ngjeshur

0


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsollav Lajçak, në Pragë, në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024. Nga Zyra e Presidentes kanë thënë se takimi nuk është zhvilluar për shkak të kohës së kufizuar.

“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Pragë, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.

Presidentja Osmani në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar dje edhe me Ndihmës-ekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Lajçak njoftoi se kishte disa takime në margjinat e këtij forumi në Pragë, dje ai është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar vizitën e tij në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve.

The post Osmani nuk u takua me Lajçakun, Presidenca thotë se shkak ishte agjenda e ngjeshur appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *