Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të përballen me njëri-tjetrin në fushë për herë të 38-të kur Inter Miami do të udhëtojë në Riad të Arabisë Saudite për një miqësore kundër Al Nasr në shkurt 2024.
Prej muajsh Ronaldo është larguar nga Evropa për të luajtur për Al Nasr ashtu si dhe Messi që u largua nga Kontinenti i Vjetër për të luajtur në MLS.
Të dy u takuan për herë të fundit në janar 2023 në një miqësore sërish në Arabinë Saudite me Paris Saint-Germain të Messit që mundi Al Nasr 5-4.
Në 37 ndeshjet që kanë qenë kundërshtarë, Messi ka 17 fitore, Ronaldo ka 11 dhe 9 nuk ka pasur fitues. Ndeshjet e tyre janë në Champions League, La Liga kur luanin për Realin dhe Barcelonën, ndërsa janë edhe dy miqësore mes Portugalisë dhe Argjentinës.
Ndeshja e shkurtit po cilësohet si “vallëzimi i tyre i fundit”, por ende nuk është shpallur një datë.
🚨OFFICIAL: Cristiano Ronaldo’s Al Nassr will face Lionel Messi’s Inter Miami in the Riyadh Season Cup on February 2024. pic.twitter.com/melcbclFhq
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) November 21, 2023