Saturday, December 9, 2023
  • Login
No Result
View All Result
  • Home
  • Politikë
  • ShowBiz
  • Sport
  • Aktualitet
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndeti
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Trafikonin automjete të vjedhura në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Fier(Emri), në kërkim tre të tjerë

by gazeta
November 21, 2023
in Aktualitet
0
Trafikonin automjete të vjedhura në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari në Fier(Emri), në kërkim tre të tjerë


Si rezultat i operacionit “Long way”, janë goditur një grup bashkëpunëtorësh për trafikimin në Shqipëri, automjeteve të vjedhura në Itali dhe në Gjermani, të cilat pajiseshin me dokumente false.

Në kuadër të operacionit është vënë në pranga shtetasi Edmond Zogo, 55 vjeç, banues në Fier, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. Dh., 38 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, të dy banues në Berat, si dhe shtetasi italian A. M., 51 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tipe “Fiat” dhe “Iveco”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Long way”.

Bashkëpunëtor për trafikimin në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura në Itali dhe në Gjermani, të cilat pajiseshin me dokumente false, arrestohet 55-vjeçari.

Ndërkohë, janë identifikuar 3 bashkëpunëtorë të 55-vjeçarit (shtetas shqiptarë dhe italian) dhe po punohet për kapjen e tyre.

Sekuestrohen 2 automjete të vjedhura, kamper dhe tip “Fiat”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Si rezultat i punës së specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, pas sigurimit të informacioneve se disa shtetas ishin të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të automjeteve, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Long way”.

Në kuadër të operacionit është vënë në pranga shtetasi E. Z., 55 vjeç, banues në Fier, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. Dh., 38 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, të dy banues në Berat, si dhe shtetasi italian A. M., 51 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se këta 4 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura kryesisht në Itali dhe në Gjermani. Gjithashtu, se ndërhynin në elementet identifikuese të automjeteve dhe paraqitnin për to, dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tipe “Fiat” dhe “Iveco”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Source link

gazeta

gazeta

Next Post
Brazili regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

Brazili regjistron temperaturën më të lartë ndonjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recommended

Kurti: Barrikadat duhet të hiqen – marrëveshja me Serbinë mund të arrihet për pak muaj

Kurti shprehet i kënaqur me përballjen e krizës energjetike, apelon për kursim në janar e shkurt

12 months ago
Hidhet nga kati i katërt i banesës në Tiranë, ndërron jetë 60-vjeçari

E rëndë në Fushë Krujë, 53-vjeçari gjendet i pajetë në një kasolle – FaxWeb

1 year ago

Më të lexuarat

  • Puthja në film, shkak i ndarjes Sara-Ledri? Aktori i njohur zbulon gjithçka…

    Puthja në film, shkak i ndarjes Sara-Ledri? Aktori i njohur zbulon gjithçka…

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • E mbuluar dhe me kurorën e “miss”-it, publikohen të tjera fotografi të Kaderit nga e kaluara ku dukej shumë më ndryshe

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Varësia ndaj lojërave të fatit e ndau nga Vivien, Getinjo habit me deklaratën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pas “historisë” dhe ngacmimeve me Bucin, reagon partneri i Santianës!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ekskluzive/ Reperi kosovar pjesë e “Big Brother Vip Albania”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Connect with us

No Result
View All Result
  • Home
  • Politikë
  • ShowBiz
  • Sport
  • Aktualitet
  • Bota
  • Ekonomi
  • Shëndeti

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist