
Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri.
Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, i ka thënë portalit rtv21.tv se tërmeti ka goditur në Blinisht -Lezhë me magnitudë 3.4 shkalle te Rihterit.
Sipas Mustafës ky tërmet u ndje edhe në disa zona në Kosovë që janë afër me Shqipërinë.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash, rreth 60 kilometra larg Durrësit dhe 8 kilometra pranë Lezhës./21Media