Një burim i informuar mbi negociatat i tha Reuters se marrëveshja ishte në “fazat e saj përfundimtare” dhe “më afër se sa ka qenë ndonjëherë”.
Shefi i Hamasit tha të martën se grupi militant palestinez ishte afër një marrëveshjeje armëpushimi me Izraelin, edhe pse sulmi vdekjeprurës në Gaza vazhdonte dhe raketat po hidheshin në Izrael.
Zyrtarët e Hamasit ishin “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin dhe grupi i ka dhënë përgjigjen e tij ndërmjetësuesve të Katarit, tha Ismail Haniyeh në një deklaratë dërguar Reuters nga ndihmësi i tij.
Një burim i informuar mbi negociatat i tha Reuters se marrëveshja ishte në “fazat e saj përfundimtare” dhe “më afër se sa ka qenë ndonjëherë”.
Marrëveshja parashikon lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Hamasi dhe të të burgosurve palestineze femra dhe të mitura nga paraburgimi izraelit, si dhe një pauzë shumëditore në luftime, sipas burimit.