Fax News siguron emrat e 11 personave për të cilët është lëshuar masë sigurie me urdhër të SPAK. Lista kryesohet nga, Ervin Mata, i cili dyshohet se gjendet jashtë vendit. Ai akuzohet për grup të strukturuar kriminal, trafik narkotikësh dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale. Po ashtu masë sigurie është vendosur edhe për Ismail Zenelin ku veç akuzave që ka Mata, ka gjithashtu edhe veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje. Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli. Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Komisariatin nr.6, nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.
Djali i Erzen Breçanit, gjithashtu shefi i krimeve dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Breçani dyshohen për veprat e pastrimit pastrimit të parave dhe përkrahje e autorit të krimit. Mes personave të akuzar janë edhe Bujar Grabova, Besmir Murati, Artan Sulejmani, Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine.
Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia dreit vendeve të Bashkimit Europian.
Ndërkohë që planet për të vrarë kundërshtarët ndodhen midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.