
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve.
Më tej thuhet se kryeministri Kurti, i uroi suksese Gashi në përmbushjen e detyrave, përgjegjësive dhe objektivave të përbashkëta dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.
I pranishëm, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti./21Media