
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Bjellorusisë.
Kjo njëherit do të jetë edhe ndeshjen e fundit e Dardanëve në këtë kampanjë kualifikuese për në Kampionatin Evropian “Euro 2024.”
Kosova tashmë ka humbur të gjitha gjasat për kualifikim në këtë kampionat pasi ka mbledhur 11 pikë duke u renditur në vendin e katërt në grupin I.
Nga ky grup janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra.