
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha në emsionin “Click” në RTV21 se draft statusi i Asociacionit nuk do të duhet të mbahet i fshehur, por sipas tij do duhej të bëhej një debat publik lidhur me këtë.
“Unë mendoj se në këtë vend për një temë kaq të madhe nuk do të duhej të mbahet msheft drafti, nuk do të duhej ta kemi një situatë që kryeministri nuk jep llogari, nuk ka transparencë, por duhet të ketë debat të mirëfilltë politik, duhet të ketë transparencë “, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se debati se i kujt është faji nuk i shërben vendit
“Debati duhet të jetë se cka përfiton Kosova shtesë”, shtoi Hoxhaj,/21Media