Si rrallëherë Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron ka hapur zemrën për publikun dhe ka treguar më shumë për historinë e saj të dashurisë me presidentin Emmanuel Macron.
Për revistën Paris Match, ajo ka treguar se për të zyrtarizuar historinë e dashurisë me nxënësin e saj, priti 10 vite dhe kishte një arsye të mirë për këtë.
Ideja se mund të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, që ishin thuajse në të njëjtën moshë me të dashurin, ishte një nga arsyet: “E vetmja pengesë ishin fëmijët e mi. Mora kohë që të mos shkatërroja jetën e tyre. Kjo zgjati 10 vjet, kohë që duhej për t’i vendosur gjërat në shina. Mund ta imagjinoni se çfarë do të dëgjonin për mamanë e tyre? Por, unë nuk doja të humbisja jetën time.”, tha ajo e prekur.
Lidhja e tyre shkaktoi jo pak zhurmë për shkak të hendekut të moshës mes tyre, plot 25 vite diferencë.
Brigitte thotë se e ndjente frikën elargimit të Emmanuel, për faktin se ai mund të dashurohej me një vajzë të moshës së tij në Paris, por kjo nuk ndodhi.
“Sigurisht, ne hamë mëngjes së bashku, unë dhe rrudhat e mia, ai me rininë e tij, por është kështu,” tha ajo për Elle vite më parë. “Nëse nuk do ta bëja atë zgjedhje, do të kisha humbur jetën time. Kisha shumë dashuri për fëmijët e mi, por ndjeva se duhej të jetoja edhe këtë dashuri, për të qenë plotësisht e lumtur.”