
Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasi është cilësuar si “Vetëvrasje” pasi që sipas Policisë afër viktimës është gjetur edhe një armë me të cilën dyshohet se ai ka kryer aktin.
Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku ligjorë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rastin./21Media