Fatjon Softa: Flitet për 56 persona të tjerë që janë pjesë e hetimit dhe ky numër i madh kontigjent policie. Flasim jo për punonjës të thjeshtë, por për funskionarë të lartë të policisë, siç ishte rasti Metamorfoza 1.
SPAK nëse do ta luftojnë korrupsionin, si do ta luftojnë? Vetëm me polic? Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat, nuk punon vetëm krahu i djathtë i trupit, duhet të punojnë të gjithë gjymtyrët, edhe mendja që të kemi mundësi të luftojmë krimin. Nuk mund të jetë SPAK-u i vetëm, që të jetë shpata e drejtësisë që do vendosi drejtësi në këtë vend. Nëse flasim për një korrupsion apo grupe kriminale që përfshihen funksionarë të lartë, a ka një ministër, a ka një drejtor të përgjithshëm? A ka një sektor emërtese? Nuk kanë funksionuar të gjitha këto hallka dhe vijmë tek ata që dolën nga zbërthimi i përgjimit SKY dhe shkojnë t’i arrestojnë se shyqyr na erdhi informacioni nga ata dhe pastaj fillon hetimi.
Idajet Beqiri: Në këtë luftë kundër krimit ne ndihmohemi nga organizma të tjerë nga vende të tjera, ata e dijnë ku janë kokat e krimit. Me Interpol e me të gjitha japin e marrin informacione në fushën e shërbimit kombëtar dhe e bëjnë pak më të lehtë luftën për zbulimin e krimit në vendin tonë. Po të ishte vetëm në dorën e faktorit të brendshëm që është këtu, dashur pa dashur faktorin e brendshëm policinë e shtetit dhe organe të tjera i kemi të infektuara dhe në një mënyrë a në një tjetër nuk do kemi kurrë një sukses në luftën kundër krimit dhe kriminalitetit thjesht e vetëm me faktorin tonë të brendshëm.