Dy mbrojtësit, Mërgim Vojvoda dhe Fidan Aliti, kanë “qëruar hesapet” edhe me tifozët e Kosovës pas ndeshjes.
“Dardanët” u turpëruan nga Bjellorusia, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 0:1 dhe mbyllur këtë cikël kualifikues si pozitë e parafundit në grup.
Paraqitja e Kosovës la shumë për të dëshiruar, ani pse dominuan në posedim por nuk është që krijuan ndonjë rast shumë të rrezikshëm.
E të menjëhershme ishin kritikat nga tifozët që nuk iu pëlqeu çfarë panë dhe nisën t’i fishkëllojnë lojtarët.
Dyshja Vojvoda dhe Aliti nuk iu pëlqyen këto “kritika” dhe u kundërpërgjigjen duke u fjalosur me ta. Ylli i Torinos edhe i tha njërit tifoz “Hajde”.
