Teksa doli për darkë me të shoqin, Jennifer Lopez tërhoqi sërish vëmendje me paraqitjen e saj.
Ajo mbante veshur një fustan ngjyrë vjollcë me të verdhë Burberry që ka vlerën e afro 5000 eurove me një rrip Valentino, 650 euro si dhe një palë çizme kafe.
Dukjen e kompletoi me një palë rrathë Jennifer Fisher prej afro 200 eurove dhe e mbylli me një çantë të kushtueshme.
Një Hermes Birkin, që kap një vlerë mes 30 dhe 40 mijë eurosh.
Affleck nga ana tjetër zgjodhi një paraqitje të thjeshtë, bluzë të bardha e pantallona të zeza.