Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet, Dedan Gjoni.
Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, grup i strukturuar kriminal.
Më herët u bë e ditur shoqërimi në polici i ish-drejtorit të policisë Tiranë, Erzen Breçani me urdhër të SPAK. Sakaq urdhër arresti ka edhe për djalin e madh të Breçanit.
Në total janë 11 urdhër arresti të lëshuar nga SPAK, ndërsa burime bëjnë me dije se djali i Breçanit ndaj të cilit është lëshuar urdhë arresti ndodhet jashtë Shqipërisë.