Ish drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani është shoqëruar në polici nga ish-kolegët e tij. Ai është shoqëruar dhe ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, në sajë të një operacioni që është duke u zhvilluar. Mësohet se Breçani është shoqëruar me urdhër të SPAK.
Ndërkohë Prokuroria e Psoaçme ka lëshuar 11 urdhër arreste. Në pranga është vënë dhe kreu i Komisariatit nr.6 në kryeqytet.
Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Urdhër arresti është lëshuar edhe ndaj djalit të tij.