Gazetarja e portalit “InfoKosova”, Anita Zhegrova, ka marrë pjesë ditën e djeshme në emisionin “Big Talk”, në Klan Kosova, për të komentuar peshën e fjalës së publikut mbi ngjarjet e javës së fundit të banorëve në Big Brother Vip Kosova 2.
Zhegrova u shpreh se artikujt me shumë të komentuar gjatë javës që lam pas ishin: përjashtimi i Metit, rrëfimi i Besit, hyrja e banores së re dhe deklaratat e Linda Hailimit për personazhet publike.
Për këtë të fundit Zhegrova u shpreh se “Linda po përmend emra të estradës për lojën e saj duke deklaruar se ajo po pretendon të marr vëmendje të publikut, por qe duket se po i sherbet për të keq”.
Këtë deklaratë të Anites, e mbështetën edhe të ftuarit të tjerë të emisionit./InfoKosova/
Shiko videon nga 1 ore e 20 min :