Festa e tifozëve kuqezi ka nisur në rrugët e Tiranës përpara ndeshjes me Ishujt Faroe që do të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
Kualifikimi në Evropian ka nxitur euforinë tek fansat shqiptarë. Gazetarja Alesia Dosit raporton për Fax News me intervista nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” teksa tifozët bëhen gati të hyjnë në stadium.
Një prej tyre shprehet se sot do të fitojë Shqipëria 4-0 dhe do të shënojë sërish Asani së bashku me Muçin dhe Uzunin.
“Gjithnjë e përcjellim kombëtaren kudo ku luan. Jemi antarë të tifozëve kuqezi. Festë presim, Reuzltati i saktë 4-0 për Shqpërinë. Do aktivizohen lojtarët që kanë qenë rezervë. Do jemi në Gjermani. Asani shënon, Muçi shënon edhe Uzuni shënon”.
Një tifoz tjetër shprehet se ka dëshirë të shënojë kapiteni Gjimshiti.
“Dëshirë për Gjimshitin për gol, është kapiteni ynë më i dashuri”.
Ndërsa një tifoz tjetër kërkon që në Euro 2024 të kemi përballë kombëtaren e Serbisë.
“Duam Serbinë përballë”.