Asllan Dogjani: Parlamenti ngjante me një repart ushtarak, me kontrolle. Presupozohet që Kuvendi është një sallë ku qytetarët na kanë autorizuar t’i përfaqësojmë. Sot ishte si një repart ushtarak. U kontrolluan deputetët dhe deputetet me forca të gardës. E njëjta situatë ishte dhe në sallën e parlamentit. Ishin edhe disa gardist që edhe i njohim por ishin në kushte të vështira, të urdhëruar. Na ndaluan në të drejtat tona. Kemi kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore, për të hetuar vjedhjet, ndërhyrjen në sistemin TIMS, koncesionet, portin i Durrësit. Të cilat u rrëzuan nga kjo mazhorancë nga forca e kartonave. Jemi detyruar të veprojmë në këtë mënyrë sepse nuk na ka ngelur rrugë tjetër. I kemi thënë dhe mazhorancës, miratoni Komisionet Hetimore dhe pastaj shikoni a e kemi për interes tonë apo…