Linda Halimi ka deklaruat se e dinte menjëherë që ai (i shoqi) ishte personi i duhur për të, ndonëse kur u takuan ajo ishte e fejuar dhe ai në një tjetër marrëdhënie.
Ajo ka treguar detaje rreth njohjes së tyre gjatë një bisede në BBV Kosova.
“Për herë të parë kur e kam parë burrin në një koncert timin në Ferizaj, ai ka ardhur me të dashurën e vet, unë isha me të fejuarin, e kam shikuar një herë në sy dhe më është dridhur i gjithë trupi dhe kam thënë nuk guxon me ndodh kjo kurrë, por vet ndërgjegjja më jepte ato mendime, e kam ditur saktë, thjeshtë e dija, frikësohesha nga mendimet e mia se thosha ‘nuk guxon me ndodh kjo sepse unë jam e fejuar’, por kur e kam parë mbeta e shtangur, ia njoha shpirtin, e dija që ishte i imi”, tha Linda.