Altin Goxhaj: Dekurajimi i një axhende të plotë për të fshehur këtë marrëveshje. Rama bashkë me organizmat e tij janë duke organizuar një censurë të paparë që shqiptarët të mos identifikojnë këtë axhendë.
- Në mediat zyrtare kanë punuar që të mbajnë një cenurë të plotë për zërat kundër kësaj marrveshjeje. Pastor Pano tek Fevziu sapo artikuloi axhendën e shpopullimit filloi një zhurmë në televizion e paparë që ai të mos e vazhdonte më atë temë. Mjafton të thuash axhendë e shpopullimit që të merret vesh që është Soros. Në televizione të tjera u ndalua fare ky argument. Flasin thjesht për të drejtat e afrikanëve jo të shqiptarëve. Bllokojnë aftësinë e publikut për ta pasur atë informacion, që njerëzi të mos e dijnë.
- Rrjetet sociale. Quhet Faktoje.al është një media e krijuar nga Soros. Për të vënë kontrollin e Facebook dhe instagram në Shqipëri. Zhdukin nga qarkullimi çdo lloj kontenti që nuk i përshtatet Sorosit.
Soros është pas kësaj marrëveshjeje. Ne kemi dy blloqe censure.
Dhe pastaj dy të rejat e kësaj jave. Tradhtia e Sali Berishës. Kemi një opozitë tradhtare, kuislinge. Që nga Sali Berisha, që kur tha që foli me italianin dhe tha se nuk do protestoni. Tha që ata që protestojnë janë ekstrem i djathtë. Ka folur si zëdhënës i ideologjisë sorosiane. Që thotë se është teori ksenofobe. Është shitur tërësisht. Duke hedhur baltë mbi të gjithë shqiptarët. Është luftë për ekzistencë. Shitja që ka bërë Berisha për hallet e vogla që ka, nuk është ndonjë ndryshim nga shitjet e Ramës.