Mbrëmjen e sotme ndodhi një aksident i rëndë në Maliq, në aksin “Korçë-Pogradec”. Një makinë përplasi një motor ku ishin dy shtetas 17-vjeçar. Të dy u dërguan në spitalin e Korçës.
Më pas gjendja e pasagjerit të motorit, 17-vjeçari A.K., u përkeqësua dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë tek Trauma.
Sipas burimeve bëhet me dije se adoleshenti ka pësuar hemoragji të brendshme në bark dhe në kokë.
Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.