Adonis Milaj është një prej talenteve të shumtë që ka Kosova dhe premton shumë në të ardhmen.
Mbrojtësi 18 vjeçar, nga viti 2017 është pjesë e skuadrës gjermane, Borussia Monchengladbach.
Milaj me talentin e tij u vlerësua lartë nga kombëtarja e Gjermanisë, ku ishte pjesë e grupmoshave të reja deri në nivelin U16.
Ai së fundi refuzoi Gjermaninë dhe u bashku me ekipin e Kosovës U19.
Ai është shndërruar në një futbollistë të pazëvendësueshëm për selektorin, Adil Maliqi, ku edhe dje shkëlqeu në fitoren 4-0 të Kosovës ndaj Ukrainës, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.