Ndeshja e boksit mes boksierit shqiptar Denis Nurja dhe kolumbianit Placido Ramirez, e zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova”, ka kaluar kufijtë sportiv. Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.
Familjarë, të afermit dhe mbështetësit e boksierit Nurja hynë në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin.
U desh ndërhyrja e forcave security, por edhe e policisë për të qetësuar situatën.
Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.