Rrjetet sociale tashmë janë platformat primare e lansimit të projekteve muzikore.
Mirëpo, jo vetëm këngët zyrtare publikohen aty, shpeshherë janë bërë montazhe duke lidhur këngë e krijuar bashkëpunime jo reale.
Edhe pse në fillim u mendua se fansat kanë krijuar një video ku dëgjohen Tayna e Noizy në një projekt muzikor, Neutal ju sjell ekskluzivitetin.
Dëshirën e të gjithëve, dy super yjet e diskografisë shqiptare po e bëjnë realitet.
Sipas burimeve tona, nuk do të vonoj shumë deri në lansimin e këtij dueti, prandaj lidhni rripin e sigurisë, sepse adrenalina do të jetë e lartë nga ky produksion muzikor.