I gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e ulëta këtë të shtunë. Sakaq fshati turistik i Dardhës është mbuluar nga reshjet e dëborës. Faxneës mëson se nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.
Bora ka përfshirë edhe zonat e tjera malore, si Panaritin, Voskopojën, Lekasin.
Rrugët nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë Thanën dhe Leskovikun janë të qarkullueshme normalisht. Prej orëve të para të mëngjesit është punuar për pastrim dhe kriposje të rrugëve.