Travis ka folur së fundmi në lidhje me tragjedinë në një intervistë të fundit për “GQ”, duke u shprehur se “fansat ishin si familja e tij”. “Mendoj gjithmonë për të. Ata fansa ishin si familja ime. Ti ndihesh keq për ata persona dhe për familjet e tyre”- tha Travis, duke u shprehur po ashtu se ju deshën shumë muaj nga ai moment që t’i rikthehej muzikës dhe kur e bëri rikthimin, ngjarja ndikoi edhe në kreativitetin e në krijimin e albumit “Utopia”.
Më saktësisht, ai ka një këngë në këtë album, që quhet “Me Eyes” dhe ku flet për tragjedinë e Astroworld, teksa në një pjesë të tekstit thotë:“Kjo është një barrë konstante, të cilën ju e mbani dhe e dini, është thjesht vizioni në sytë e mi”.