Ish-deputeti Lefter Maliqi ishte i ftuar sot në Faxnews për të folur në lidhje me hetimet ndaj Kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, pasi SPAK e mori të pandehur për falsifikim të formularëve.
Maliqi u shpreh se Hajdari nuk duhet të ishte kandidat për zgjedhjet e 14 majit, pasi kishte gënjyer dhe kishte fshehur dënimin në shtetin grek.
Në bisedën me moderatoren Rovena Neziri, Maliqi hodhi akuza edhe ndaj kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi. Rikujtojmë se Maliqi kandidonte më 14 maj përballë Hajdarit, me këtë të fundit që u shpall fitues për bashkinë e Kuçovës.
Maliqi: Gjithë problemi qëndron, gjithë kjo nismë ligjore, betejë ligjore, politike e mediatike ka të bëjë me faktin se në të gjithë karrierën time që nga viti 2005, nuk e kisha provuar këtë pabesi, këtë zhgënim, përballje mafioze në këto zgjedhje lokale.
Të gjitha faktet e bëra publike, duke shtuar edhe zhgënjimin total dhe thënien e tyre që bashkinë do e marrim me cdo kosto, ne zbuluam dhe faktuam qe në 2 prill qe ky s’duhet të ishte kandidat, se kishte genjyer për ligjin e dekriminalizimit.
Rasti i Hajdarit është i përsëritur. Ky dënim iu çua KQZ që datën 2 prill. Celibashi nuk kishte ca të fliste se ia kishte mbyllur gojën Salillari, ai është në shpërdorim detyre.
Celibashi iui referua vetes së vet. Hajdari gënjeu për herë të dytë që nuk ka qenë i dënuar nga autoritetet greke. Celibashi thotë se është e vërtetë që ka shkelur ligjin por unë kam falur Zef Hilen.