Sot në “Prime” u shfaq materiali i patransmetuar më parë ku shfaqte dhunën që Meti ushtroi ndaj Blerandos.
Anita Haradinaj tha se i vjen keq për atë që ka ndodhur dhe se sipas saj Meti ishte një nga lojëtarët me të fortë, shkruan Insajderi.
“Meti ja tregu që është një showman i mirë, një gazetar i mirë, një baba i mirë, ka mundur të jetë nja nga shtyllat e kësaj shtëpie.
Blerandos i them të bëj kujdes pasi banorët kanë filluar ta njohin lojën e tij “, tha ajo.
Ndërsa Bledi Mane e tha të kundërtën për Metin.
“Meti është zhgënjim i madh, është një person që njeh mediat”, tha ai.
Ndryshe Meti Alshiqi është përjashtuar nga shtëpia e ‘Big Brother Vip Kosova’ për shkak të gjuhës së përdorur gjatë një debati mjaft të ashpër me njërin nga banorët e shtëpisë, Blerandon.