Aulon Kalaja: Bëhet në kufij të okultes nuk është pyetur askush, marrëveshje personale e Ramës. Sot marrë vesh nga mediat italiane që kjo marrëveshje është gatuar që në muajin prill. Rama-Meloni kanë bërë këtë gjë, qytetarët janë kundër për 1001 arsye. Këtu nuk kemi referendume. Në pazar është edhe “Syri i Kaltër, që kryeministri nuk e mohoi. Kush është ky që sillet si “Tregtar Flamujsh”. Bëhet fjalë për një parim shumë të madh, për parimin e ekstraterritoralitetit. Nuk është i autorizuar. Italia nuk ka autorizim ta kthejë Shëngjinin në një Lampeduza apo Guantanamo. Është tregti skllevërish. Po na fusin në debat shterpë sikur jemi rracistë. Po kërkoj të drejtat e mia, pa na pyetur. Bëhet fjalë për 39-50 mijë në vit.