Dhjetëra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën pasditen e sotme përpara Ministrisë së Shëndetësisë për të protestuar për mungesën e ilaçeve në repartin e Onkologjikut në QSUT.
Qytetarët shprehën indinjatën e tyre pasi rrezikohet jeta e shumë njerëzve që shkojnë për mjekim.
Nga ana tjetër akuzuan qeverinë që bën shpenzime luksi për gjëra të tepërta dhe nuk harxohn para për medikamente dhe ilaçe, të cilat nuk merren në farmaci.
Këto medikamente janë shpëtuese edhe për shumë fëmijë që shtrohen në spital, por në mungeë të tyre ata rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre jetësor.
Qytetarët bënë thirrje që qeveria të ndalojë propagandën në rrjete sociale sikur gjithçka në shëndetësi është në rregull, pasi ka mungesë të gjërave më bazike dhe jetë-shpëtuese.