Pas ndarjes nga Pique, Shakira ka përjetuar ndryshime të mëdha në stilin e saj të jetesës gjatë muajve të fundit.
Pasi la Spanjën, Shakira zgjodhi të transferohet për një jetë të re në Amerikë.
Ndërkohë katalanasi zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë dhe të vazhdojë me zgjerimin e ‘Kings League’.
“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme”, tha Shakira.
Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë.
“Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve”, theksoi mes tjerash artistja e famshme.
“Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur”, pranoi ajo.